Aksident me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit
Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një 18-vjeçari, A. Keqi, ka ndodhur këtë pasdite.
Ngjarja ka ndodhur në Thumane-Fushë-Krujë, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe 4 të rinj të cilët ndodheshin në makinë me 18-vjeçarin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Më date 29.06.2019 , rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volswagen ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



