E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident me pasojë vdekjen në Lushnje
Publik News

Aksident me pasojë vdekjen në Lushnje

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Grabjan, në Lushnje.

Mësohet se shtetasi K.Q, 63 vjeç duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse), e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 63 vjeçari,drejtues i motomjetit.

Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në datën 28.04.2020, në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q.

Eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.