E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident me pasojë vdekjen në Qafën e Muzinës
Lajme

Aksident me pasojë vdekjen në Qafën e Muzinës

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Qafën e Muzinës, ndërsa për pasojë shoferja ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë ka mbetur shtetasja Etleva Bejko, 50 vjeçe.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.