E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, dalin pamjet
Lajme

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, dalin pamjet

Elbasan- Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë paradites së  sotme në Elbasan, ku ka humbur jetën një i ri.

Burime nga policia thanë se Rei Palloshi, 21 vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pasi makina me të cilën ai po udhëtonte është përmbysur.

Sipas të dhënave, për shkak të shpejtësisë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur duke u përmbysur.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.