E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident me vdekje në Sarandë, viktima ende nuk është identifikuar
Lajme

Aksident me vdekje në Sarandë, viktima ende nuk është identifikuar

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Sipas raportimeve të para në aksident është përfshirë një automjet dhe një motor. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Çukë-Fanar. Sipas policisë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th.K, 51 vjeç, është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ende i paindentifikuar.

Njoftimi

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.