Aksident me vdekjen e dy personave
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi Sazan Arapi, duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini.
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi Vangjel Ajdini, dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Marga Ajdini (bashkëshortja e shtetasit Vangjel Ajdini ).
Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi Sazan Arapi dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Arjanisa Arapi, ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



