Aksident me vd*kje në Elbasan, arrestohet shoferi 21-vjeçar (EMRI)
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Papër.
Bëhet me dije se një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet N.N ka aksidentuar shtetasin Banush Balla 64-vjeç.
Nga njoftimi i policisë mësohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka arritur të transportohet në spital për të marrë ndiohmën e parë.
Nga ana tjetër është arrestuar po ashtu në vendin e ngjarjes dhe 21-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin.
Policia është duke hetuar për shkaqet e aksidentit.
Informacion paraprak
Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Banush Balla., 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



