Nderkohe qe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit P.Th, 22 vjeç, banues në Korçë.
“Më datë 29.04.2018, në unazën e qytetit, në lagjen nr 10 Korçë, shtetasi Aleks Spahiu, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA617DC, është përplasur me mjetin tip “BMW ”, me targë AA022GC, të drejtuar nga shtetasi A.D, 19 vjeç, banues në Korçë, më pas me mjetin motorr tip “Dayang”, pa targa me drejtues shtetasin P.Th dhe është larguar nga vendngjarja.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi P.Th, i cili po merr ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenet 290, 273 e 291 të Kodit Penal.



