Aksident në rrethrrotullimin e Saukut, kamioni merr përpara dy makina
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotem në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Saukut, ku një kamion dhe dy mjete të tjera të vogla janë përplasur me njëra tjetrën.
Nga fotot shihet se të tre mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta, ndërkohë që ambulanca është nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke hetuar për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, në këtë aksident janë përfshirë 5 makina ku ka mbetur e plagosur një 28-vjeçare.
E reja me iniciale I.D. është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



