Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, përplasen dy makina, 1 grua e plagosur
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër.
Konkretisht në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë ka mbetur e lënduar një gua, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.
E plagosura është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



