Aksident për vdekje 17-vjeçari, arrestohet shoferi i dehur
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet “Porsche” që drejtohej nga një 32-vjeçar në gjendje të dehur.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:15 të datës 28 tetor 2025, kur automjeti humbi kontrollin dhe u përplas me motomjetin tip “Trinity” që drejtohej nga i mituri. Përplasja rezultoi fatale për 17-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i makinës, H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban, pasi rezultoi se po drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe në mënyrë të parregullt.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


