E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tek mbikalimi i Shkozetit, ndërron jetë këmbësori
Lajme

Aksident tek mbikalimi i Shkozetit, ndërron jetë këmbësori

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka ndërruar jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Korrespondenti i Panorama raporton se viktima është një këmbësor, i cili është aksidentuar nga një automjet në lëvizje.

Ende nuk behet i ditur identiteti i tij, por policia është në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Mësohet se për këtë ngjarje është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit, i cili është një 37 vjeçar.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.