Aksident tragjik me viktima në aksin Gjoricë-Fushë Bulqizë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjoricë -Fushë Bulqizë, në afërsi të urës Qeranecit.
Sakaq, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për dy të vdekur, dhe 3 të plagosur. Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



