E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 3 fëmijë, 2 viktima
Lajme

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 3 fëmijë, 2 viktima

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit këtë të dielë, ku tre fëmijë të mitur janë përplasur nga një automjet në zonën e njohur si ish-Këneta, në lagjen nr. 15.

Sipas informacioneve paraprake, dy prej fëmijëve, të moshës rreth 10 deri në 13 vjeç, nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra, ndërsa një tjetër është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se fëmijët ndodheshin pranë rrugës në momentin e aksidentit, kur automjeti është drejtuar drejt tyre, duke shkaktuar pasojat tragjike. Në një tjetër version paraprak, mësohet se ata mund të kenë qenë duke luajtur në zonën aty pranë, në momentin e përplasjes.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat ndërhynë për transportimin e të plagosurit dhe sigurimin e zonës.

Drejtuesi i mjetit, banor i zonës, është vënë në pranga nga autoritetet, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.