Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën 28-vjeçari
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Bëhet e ditur se 28-vjeçari me iniciale B. TH ka humbur jetën, teksa dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte.
Si pasojë automjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë” dhe ka rënë në kanal
Ndërkohë që kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



