Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, duke tronditur zonën e Laknasit. Një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të fortë mes një automjeti dhe një motomjeti.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza”. Automjeti i drejtuar nga një i ri 20-vjeçar, me inicialet E. V., është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi L. G., 48 vjeç.
Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



