E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident zinxhir në aksin Levan–Tepelenë, përplasen 5 automjete
Lajme

Aksident zinxhir në aksin Levan–Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të zonës së Fratarit në Mallakastër, duke shkaktuar panik dhe bllokim të qarkullimit për disa minuta.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën pesë automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në një përplasje zinxhir. Si pasojë e goditjes së fortë, tre persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe dy shtetas gjermanë.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident zinxhir.

Ndërkohë, për shkak të përplasjes, trafiku në këtë segment u bllokua për një periudhë kohe, duke krijuar radhë të gjata automjetesh dhe vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.