E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident zinxhir në Elbasan, 4 makina përplasen pranë Bradasheshit
Lajme

Aksident zinxhir në Elbasan, 4 makina përplasen pranë Bradasheshit

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë katër automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e përplasjes zinxhir. Për disa minuta, zona është përballur me trafik të rënduar, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin deri në normalizimin e situatës.

Fillimisht u dyshua për persona të lënduar, por nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Megjithatë, autoritetet vijojnë verifikimet në terren për të konfirmuar plotësisht bilancin e aksidentit.

Shkaqet dhe dinamika e përplasjes mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ngjarja rikthen edhe një herë vëmendjen te siguria rrugore në akset kombëtare, ku shpeshherë shpejtësia dhe mungesa e kujdesit bëhen shkak për incidente të rrezikshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.