E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident zinxhir në Vlorë, 6 automjete të përfshira
Lajme

Aksident zinxhir në Vlorë, 6 automjete të përfshira

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh këtë zonë me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjetet e përfshira kanë pësuar dëmtime të shumta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.