E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti/Eksperti i qarkullimit rrugor: Nuk përjashtohet defekti te autobusi, gjysma e tij jashtë korsisë
Lajme

Aksidenti/Eksperti i qarkullimit rrugor: Nuk përjashtohet defekti te autobusi, gjysma e tij jashtë korsisë

Inxhinieri dhe eksperti i qarkullimit rrugor Mamir Hodo i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me aksidentin që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet ku një mjet i transportit urban përplasi disa vetura në një nga rrugët kryesore.

Hodo deklaroi se veprimet e drejtuesit të autobusit janë jo normale, pasi gjysma e autobusit ishte në korsinë e tij dhe gjysma në korsinë tjetër. Ai shtoi se qëllimi i drejtuesit të mjetit duhet të ishte të shkonte te stacioni i autobusit, pra veprimi i tij ka qenë i pakontrolluar.

Sipas tij mund të ketë 2 arsye për aksidentin, një në pikëpamjen teknike të mjetit ose një veprim psikofizik, pra nuk përjashtohet se mund të ketë pasur defekte të autobusit.

“Është një aksident i veçantë në llojin e vetë dhe mund të kishte përfunduar me shumë viktima. Unë kam qenë sot te vendngjarja dhe kemi marrë pamjet me dron për të parë më mirë se çfarë ka ndodhur.

Bëhet fjalë për përplasjen e 11 mjeteve së bashku me autobusin. Kur shikon që ka këmbësorë që rrezikojnë jetën pasi lëvizin në një zonë të rrezikshme. Hetimi duhet të zbardhë të vërtetën, pasi veprimet e drejtuesit të autobusit janë jo normale. Gjysma e mjetit ishte në korsinë e tij dhe gjysma në korsinë tjetër. Qëllimi i drejtuesit të mjetit duhet të ishte të shkonte te stacioni i autobusit, pra veprimi i tij ka qenë i pakontrolluar.

Mund të ketë 2 arsye, një në pikëpamjen teknike të mjetit ose një veprim psikofizik. Nuk përjashtohet se ka pasur defekte të mjetit. Logjika edhe sipas deklarimeve të drejtuesit të mjetit është që nuk ka qenë në rregull në pikëpamjen shëndetësore, ose ka qenë mirë dhe ka humbur kontrollin”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.