E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti ku u përfshinë makinat e eskortës së Berishës/ Një mjet hyri kundravajtje, shoqëruesit e ish-kryeministrit pretendojnë se ishte e qëllimshme
Publik News

Aksidenti ku u përfshinë makinat e eskortës së Berishës/ Një mjet hyri kundravajtje, shoqëruesit e ish-kryeministrit pretendojnë se ishte e qëllimshme

Policia ka dalë me njoftim zyrtar të aksidentit në aksin Milot-Fushë Mamurras ku u përfshinë 4 automjete, dy prej të cilave ishin makinat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas njoftimit, makina me drejtues shtetasin A.M. ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L. e më pas goditi makinën e eskortës së Berishës.

Shkak i këtij aksidenti është bërë hyrja e një makine kundravajtje.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje teksa mësohet se shoqëruesit e Berishës kanë pretenduar se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme.

Sipas policisë, janë dëmtuar dy shtetas banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.