Aksidenti masiv me 9 të plagosur, arrestohet shoferi i autobusit “Green Line”
Pas aksidentit ku u përfshinë 9 automjete dhe u plagosën 9 persona, Policia ka arrestuar shoferin e autobusit të Unazës.
63-vjeçari Agron Xhafa ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ka dyshime se shoferi ka humbur kontrollin, për motive ende të paditura dhe më pas ka përplasur të gjitha automjetet në korsinë e tij.
Vlen të thuhet se menjëherë pas aksidentit ai i është nënshtruar testit të alkoolit por nuk ka rezultuar pozitiv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



