E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti me 3 viktima: “Benzi 240” dyshohet se i preu rrugën makinës me targa angleze
Lajme

Aksidenti me 3 viktima: “Benzi 240” dyshohet se i preu rrugën makinës me targa angleze

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’.

Nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve ‘Benz 240’ dhe një mjeti me targa angleze kanë humbur jetën 3 anëtarët e familjes Istrefi(Dehari): Kujtim Istrefi, vëllai i tij Murat Istrefi dhe Lulëzime Istrefi(bashkëshortja e Kujtimit).

Në makinën tip “Bnez 240” udhëtonin dy vëllezërit Istrefi(Dehari) me bashkëshortet Lulëzime dhe Firuze. Ndërkohë në automjetin me targa angleze udhëtonin shtetasit Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 29 vjeç, Kadrie Markeçi, 19-vjeçe.

Ka dyshime se mjeti tip “Benz 240” ku udhëtonte familja Istrefi ka dalë nga një rrugë dytësore nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë. Në momentin që kanë hyrë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit me targa angleze.

Për shkak të shpejtësisë tejet të lartë “Benzi 240” ku udhëtonin anëtarët e familjes Istrefi(Dehari) është ndarë në 2 pjesë.

Të vdekur:

1. Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)

2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)

3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)

Të plagosur:

1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)

2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)

3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)

4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.