E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti me 46 viktima/ Po ktheheshin nga Turqia, Zaev: Një nga udhëtarët e mbijetuar më tha se dëgjoi një shpërthim
Bota

Aksidenti me 46 viktima/ Po ktheheshin nga Turqia, Zaev: Një nga udhëtarët e mbijetuar më tha se dëgjoi një shpërthim

Autobusi i cili herët në mëngjes morri flakë në Bullgari, ku si pasojë humbën jetën së paku 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut është i agjencisë “Besa Trans”, që organizon turne turistike dhe për shoping në Stamboll.

Sipas informatave të para, në autobus gjendeshin persona të rinj të cilët ishin duke u kthyer nga ekskursioni në Turqi.

Paraprakisht, edhe kryeministri Zoran Zaev deklaroi se bëhet fjalë për një tragjedi të tmerrshme në të cilën kishte 12 fëmijë, të gjithë më të rinj se 18 vjeç, ndërsa edhe të tjerët ishin të moshës rreth 20-30 vjeçe.

“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev i cili tashmë i vizitoi njerëzit. Kam pasur rastin të bisedoj me njërin nga të mbijetuarit. Ai sqaroi se ishin në gjumë kur u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Kanë arritur ta thyejnë njërën dritare dhe të shpëtojnë disa njerëz. Për fat të keq, të tjerët nuk arritën. Bëhet fjalë për një tragjedi të tmerrshme sepse shumica ishin fëmijë – 12 janë më të vegjël se 18 vjeç, ndërsa edhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Pjesa më e madhe janë qytetarë tanë, por ka edhe nga Serbia”, deklaroi Zaev i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme janë para Sofjes ku do t’i vizitojnë të mbijetuarit në fatkeqësinë.

Udhëtarët po ktheheshin nga Turqia dhe ishin në një eskursion. Ndërkohë ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, i cili ishte në vendin e aksidentit ishte bashkë me kryeministrin bullgar Stefan Janev, tha se shkaqet e aksidentit do të sqarohen gjatë hetimit.

Ai ka theksuar se përveç autobusit të djegur kanë qarkulluar edhe tre autobusë të tjerë. Autobusi i aksidentuar lëvizte i fundit. Bankina në autostradë është shkatërruar nga autobusi dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me gardhin mbrojtës, tha Rashkov.

Autobusi është rrotoulluar rreth 50 metra nga gardhi mbrojtës, këtë e tha kryetari i Pernikut, Stanisllav Vladimirov para gazetarëve, në afërsi të vendit të aksidentit në të cilin ndërruan jetë 46 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.