E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në Shkodër/Vdes babai dhe dy vajzat
Lajme

Aksidenti në Shkodër/Vdes babai dhe dy vajzat

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë, ku kanë humbur jetën 3 persona, babi dhe dy vajzat, njëra prej tyre vetëm 8 muajshe.

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Të vdekur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Mondi Gjergji, dhe dy vajzat e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër janë në gjendje të rëndë.
Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.