E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Arrestohet shoferi i betonieres
Lajme

Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Arrestohet shoferi i betonieres

Policia ka vënë në pranga shoferin e betonieres e përfshirë në aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 të rinj, Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi mjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi” dhe “largimi nga vendi aksidentit”.

Ndërkohë është shoqëruar në polici Daniel Koxha me detyrë menaxher i firmës “Hel jon ” sh.p.k., për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “shkelje e rregullave në pune”, “Punësimi i paligjshëm”, “fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.

Mësohet se në kërkim është shpallur pronari i firmës “Hel Jon” sh.p.k., Saimir Hoxha me detyrë administrator i kësaj firme për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “shkelje e rregullave në punë”, “Punësimi i paligjshëm”, “fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.

Kujtojmë që katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas aksidentit të rëndë disa minuta para mesnatës.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.