E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti tragjik në Burrel, rritet numri i viktimave
Lajme

Aksidenti tragjik në Burrel, rritet numri i viktimave

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Muzhak të Burrelit mbrëmjen e sotme. Gentian Hani dhe Alfred Balla kanë mbetur të vdekur. Ndërsa E.H, rreth 18 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë. Ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Policia njofton se: “Rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:

– A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës.

-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.