E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti tragjik në Këlcyrë ku vdiqën 7 emigrantët dhe shoferi, arrestohet organizatori
Lajme

Aksidenti tragjik në Këlcyrë ku vdiqën 7 emigrantët dhe shoferi, arrestohet organizatori

Stiviljano Ndou 24-vjeç është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

I riu ishte një nga katër persona që kishin organizuar trafikun e 7 emigrantëve nga Pakistani të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Këlcyrë më 4 prill. Ndërsa 2 të tjerët, A. Gj. dhe R. D., u arrestuan më datë 03.04.2024. Edhe shoferi, Edison Bregaj, që po transportonte emigrantët kishte organizuar trafikun bashkë me 3 të tjerët, por ai humbi jetën në aksidentin tragjik.

24-vjeçari Stivljano Ndou që ra në pranga, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa në momentin e lokalizmit ka tentuar që t’u ikë uniformave blu me motorin me të cilin po lëvizte në qytetin e Shkodrës.

“Si rezultat i kërkimeve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, me qëllim kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për rastin e datës 02.04.2024, kur në një aksident rrugor, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, humbën jetën 8 shtetas, 7 emigrantë nga Pakistani dhe drejtuesi i automjetit me të cilin transportoheshin ata, në kundërshtim me ligjin, u mundësua lokalizimi në Shkodër, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Stivljano Ndou, 24 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.

Ndaj tij rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Bashkë me tre të tjerët, 24-vjeçari kishte organizuar kundrejt pagesës trafikun e emigrantëve nga Pakistani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.