Aksidenti tragjik në Kosovë, dalin fotot e 3 prej viktimave
Katër persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident tragjik në Kosovë.
Aksidenti ku janë përfshirë 3 automjete ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes. Vikimat e këtij aksidenti tragjik janë shtetasit Arlind Isufaj, 21-vjeç, Mergim Behluli, 23-vjeç dhe Armend Muhadini, 39-vjeç. Identiteti dhe mosha e viktimës së katërt ende nuk është bërë e ditur.
Në lidhje me aksidentin tragjik kanë reaguar edhe miqtë dhe të njohurit e viktimave të cilët shprehin ngushëllimet e tyre për tragjedinë e ndodhur.

Mërgim Behluli

Mergim Behluli, 23-vjeç dhe Armend Muhadini, 39-vjeç

Arlind Isufaj 21-vjeç

Armend Muhadini
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



