E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentohet në fabrikën e Kurumit vëllai i Evis Kushit
Lajme

Aksidentohet në fabrikën e Kurumit vëllai i Evis Kushit

Një incident i rëndë ka ndodhur  të hënen në një nga uzinat e Kurum International në ish kombinatin Metalugjik të Elbasanit.

Mësohet se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos njohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.Për pasojë një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur.

Të plagosur janë David Elezi dhe Mikel Caku vëllai i ish ministres Evis Kushi i cili ndodhet në gjendje më të rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas në një spital privat në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.