E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion i madh në Mitrovicë, 4 në pranga për vrasjen e Ivanoviçit (Foto+Video)
Bota

Aksion i madh në Mitrovicë, 4 në pranga për vrasjen e Ivanoviçit (Foto+Video)

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm aksion në Mitrovicën e Veriut.

Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar, kurse burime të pakonfirmuara thonë se arrestimet kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka vazhduar të deklarohet për mediat serbe në lidhje me ngjarjet e stoshme atje.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka pasur një aksion në këtë pjesë, ku ka arrestuar disa persona.

Raportohet për katër të arrestuar, kurse Rakiq deri tani ka dhënë emrin e tre personave.

Rakiq ka përshkruar versionin e tij të ngjarjes duke thënë se Njësia Speciale hyri në banesën e Dragisha Markoviq, polic i Kosovës dhe dy qytetarëve të tjerë, Sasha Quriçiq dhe Milosh Roshiq. Rakiq thotë se Policia i ka njoftuar se aksioni po bëhej në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

“Por, unë dyshoj për këtë gjë. Unë dyshoj se arrestimet kanë të bëjnë me zhvillimet e djeshme”; tha Rakiq, transmeton Express.

“Në rast se ROSU nuk do të tërhiqej, do të kishte luftë”, tha mes tjerash Rakiq. /Gazeta Express.

L

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.