E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksioni i ujit/ Kontrollohen 1400 biznese, nga 1 marsi kontrolli edhe për familjarët
Uncategorized

Aksioni i ujit/ Kontrollohen 1400 biznese, nga 1 marsi kontrolli edhe për familjarët

Dy javë nga nisja e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, si pjesë e reformës kombëtare të ujit, në të gjithë kryeqytetin janë verifikuar më shumë se 1400 subjekte private biznesi.
Grupet Task-Force me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë vijuar aksionin në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Çdo ditë grupet e Task-Forcës kryejnë një numër të madh verifikimesh në teren, ndërsa në 25 raste subjektet shkelëse të ligjit janë shoqëruar në polici.

Falë këtij aksioni që për Bashkinë e Tiranës ka nisur që në muajt e verës, por edhe fushatës sensibilizuese në sportelet e UKT-së lidhen afërsisht 2500 kontrata të reja çdo muaj. Ndërkohë ajo që ka rëndësi për konsumatorët familjar është se mbeten afërsisht edhe 10 ditë që ata të mund të bëjnë lidhjen e kontratës me UKT duke formalizuar kështu lidhjet e paligjshme të ujit.

Kjo pasi prej datës 1 Mars do të nisë aksioni i verifikimit edhe për të gjithë abonentët privat familjarë dhe të gjithë ata që kanë një lidhje të paligjshme uji përveç prerjes së saj, do të përballen dhe me masat ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.