Aktivistë dhe qytetarë protestë para SPAK-ut: Përgjegjësit për inceneratorin e Tiranës para drejtësisë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, aktivistë dhe qytetarë të kryeqytetit janë stacionuar para SPAK, ku po protestojnë për inceneratorin e Tiranës.
Protestuesit kërkojnë që të shkojnë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë të aferës.
Shumë prej atyre që protestojnë, janë prekur nga veprimet e paligjshme të Erion Veliajt. Disa prej tyre thanë se iu janë shembur banesat nga Erion Veliaj.
“Drejtësia nuk mund të jetë selektive,” thanë aktivistët.
“Porositësi kryesor i kësaj afere të madhe korruptive është Erion Veliaj dhe ne nuk mund ta mbulojmë diellin me shoshë,” tha një aktivist, duke iu referuar aferës së inceneratorëve.
“Kjo nuk është drejtësi, kjo është drejtësi e shtrembër,”tha Nënë Liza, e cila u bë simbol i protestës te ‘5 Maji’.
Protestuesit kërkojnë që të shkojnë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë të aferës, Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



