Aktores i bëjnë nervat tel: Nuk dua të lajmëroj policinë por as…
E keni parasysh kur jeni ditë të shtune në shtëpi pasi për arsye nga më të ndryshmet nuk keni arritur të shkoni në plazh apo thjesht doni të pushoni në banesën tuaj, por nuk ju lënë rehat?
Ose më saktë, që të jemi edhe më konkretë, e keni parasysh kur fqinjët tuaj vendosin të bëjnë riparime në shtëpi dhe e gjejnë pikërisht ditën tuaj të pushimit të bëjnë zhurmën më të madhe të mundshme?
Normalisht nervat mund t’ju jenë bërë tel dhe e njëjta gjë i ka ndodhur edhe aktores Ema Andrea. Ajo ka ndarë shqetësimin e saj me ndjekësit.
Në një publikim, Ema shkruan:
Ju lutem me informoni, deri ne cfare ore lejohet qe komshiu i ri te beje punime te zhurmshme nervangritese gjate dites se shtune? Nuk dua ti bie njeriu ne qafe duke lajmeruar policine por as dua te me bien ne qafe te qetesise sime! Faleminderit!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



