Aktori Dennis Quaid: Votova për Trump kur pashë se po përdornin sistemin e drejtësisë si një armë kundër tij
Aktori i shquar Dennis Quaid shpjegoi gjatë një interviste të fundit televizive se, nuk ishte arsye politike dhe as historiku i tij që e bindi të votojë për Trump, por ishte ‘përdorimi i sistemit të drejtësisë si armë” kundër tij, që e bindi përfundimisht.
Quaid ka qenë në hitet e Hollivudit si “Traffic” (2000), “Dragonheart” (1996) dhe portretizon Presidentin Ronald Reagan në filmin biografik të vitit 2024, “Reagan”, i cili do të shfaqet premierë në gusht.
“Unë mendoj se do të votoj për të në zgjedhjet e ardhshme,” i tha aktori prezantuesit Piers Morgan të “Piers Morgan Uncensored” të martën.
“Kjo thjesht ka kuptim. Unë isha gati të mos votoja për Trump, derisa pashë përtej politikës; pashë përdorimin si një armë të sistemit tonë të drejtësisë dhe kësisoj një sfidë ndaj Kushtetutës sonë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



