E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori i “Portokallisë” zbulon fatin e syzeve dhe  përplasjen me Altin Bashës
Publik News

Aktori i “Portokallisë” zbulon fatin e syzeve dhe përplasjen me Altin Bashës

“Sekretet e Portokallisë” zbulon prapaskenat e vërteta të këtij spektakli të humorit. Aktorë që harrojnë tekstin, mikrofon që prishet apo të qeshura që nuk mund të ndalen, të gjitha këto na bëjnë të kuptojmë se çfarë pune e madhe fshihet pas çdo numri të personazheve.

rezart v

Mbrëmjen e djeshme, aktori i njohur i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja ka habitur të gjithë kur tregoi te “Sekretet e Portokallisë” se marrëdhëniet me regjisorin Altin Basha nuk kanë nisur aspak mirë.

Aktori zbuloi sesi padashur i hodhi kovën me ujë të papastër në kokë, teksa luante në “Akademinë e Arteve” me Elvana Gjatën dhe prezantuesen Jonida Vokshi.

“Mbaj mend që para se të bëhesha pjesë e trupës së Portokalli shkova te një fallxhore për të parë fatin bashkë me një shoqen time, Ornelën. Unë nuk e di sa e do e besojnë njerëzit, por sa shkova aty ajo më tha: ‘Ti me del artist dhe më del se do punosh në televizion’. Dhe sinqerisht, sa kam dalë me merr në telefon një numër 069 20…Përshëndetje me tha , jam Altin Basha…”, rrëfeu aktori.

altini

Gjithashtu Rezarti tregoi se ai ka qenë në një kurs të mirë në fakultet me Olta Gixharin, Nik Xhelilin ndërsa paralel te regjia kishte Elvana Gjatën dhe Jonida Vokshin.

Me këto të fundit aktori kishte një lojë të preferuar: Të merrnin kovën e pastruesve dhe t’ia hidhnin njëri-tjetrit mbi kokë!

“Më shpesh fitoja unë, sigurisht. Një ditë, Elvana me Jonidën më hedhin një kovë me ujë drejt kokës, dhe unë ul kokën e uji del nga dritarja. ‘Më pas, dëgjoj vetëm një zë duke ulëritur, a ty ta aaa…. kur dal, ç’të shikoj, syzet e Altinit  kishin rënë përgjysmë, lagur komplet me atë kovën e qelbur dhe sa më pa më tha’: ‘Mbaje mend, ty do ta nxij më këtë që më bëre’”, shtoi ai.

elvana Jonisa

Pas kësaj ndodhie, një ditë bie telefoni i Rezartit. Ishte regjisor Altini që po e kërkonte për audicione.

“Sa shkoj unë, më sheh, ul syzet dhe më thotë, çfarë do këtu ti? I thashë, jam Rezi, më ke thirrur për audicion”, përfundoi Rezarti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.