E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktorja italiane bëhet nënë në moshën 48-vjeçare
Lajme

Aktorja italiane bëhet nënë në moshën 48-vjeçare

Aktorja italiane, Caterina Murino, është bërë nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare. Ajo është bërë e njohur për publikun me rolin e saj si vajza e Bondit në filmin “Casino Royale”.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë aktorja,  përmes një postimi në rrjetet sociale. Pas një rruge të gjatë të shoqëruar me vështirësi dhe përpjekje për të luftuar infertilitetin, Murino u bë nënë në gusht të këtij viti, duke lindur një djalë që e ka pagëzuar me emrin Demetrio Tancredi Rigaud Murino.

Ndërkohë postimin e saj në “Instagram”, 48-vjeçarja e ka shoqëruar me humor se macet e saj kishin “fituar një vëlla të vogël”.

“Demetrio lindi më 21 gusht 2025, në orën 18:17. Ne jemi mirë dhe shumë të lumtur, edhe pse të vetëdijshëm për netët pa gjumë që na presin”, shkroi Murino.

Nuk u dorëzua kurrë/ Aktorja italiane bëhet nënë

Aktorja ka folur hapur ndër vite për sfidat e saj me infertilitetin, duke e quajtur këtë periudhë një nga më të dhimbshmet e jetës. Vitin e kaluar, ajo rrëfeu se kishte ndjerë dëshpërim të thellë për pamundësinë e saj për t’u bërë nënë, por nuk e humbi shpresën.

Me mbështetjen e partnerit të saj, avokatit francez Edouard Rigaud, dhe përmes riprodhimit të asistuar, ajo arriti të mbetej shtatzënë.

Pavarësisht dy aborteve spontane që përjetoi më parë, shtatzënia e saj këtë herë kaloi pa komplikacione:

“Kam pasur një shtatzëni krejtësisht normale – pa diabet, pa pagjumësi, pa shqetësime”.

Me historinë e saj, Caterina Murino dëshiron të japë kurajo për gratë që përballen me të njëjtat sfida, duke i kujtuar se mrekullitë janë të mundura, edhe atëherë kur duken të paarritshme.

Nuk u dorëzua kurrë/ Aktorja italiane bëhet nënë Nuk u dorëzua kurrë/ Aktorja italiane bëhet nënë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.