E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU asgjësohen 29.598 ton produkte ushqimore në Tiranë
Publik News

AKU asgjësohen 29.598 ton produkte ushqimore në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka kryer sot 125 kontrolle zyrtare në të gjithë vednin dhe ka dhënë disa paralajmërime për bizneset.

Sipas njoftimit të AKU, në Tiranë janë dhënë 8 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë asgjësuar 29.598 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human. Gjithashtu, në një subjekt me aktivitet import-eksporti të fruta-perimeve në Elbasan janë marrë 2 mostra të produktit “kungull” për t’u analizuar si dhe u bllokuan në subjekt 920 kg produkt deri në daljen e përgjigjeve të analizave.

Në Shkodër janë dhënë 2 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë marrë 4 mostra për kryerjen e analizave laboratorike, ndërsa në Fier janë marrë për t’u analizuar 5 mostra nënproduktesh “mishi” si edhe 21 mostra “fruta-perimesh” për monitorimin e nivelit të pesticideve.

NJOFTIMI I PLOTË:

AKU kontrolle për sigurinë ushqimore, “paralajmërime” në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë gjatë ditës së sotme në terren për inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimor, në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19.

Në total janë kryer 125 monitorime/kontrolle zyrtare në të gjithë vendin.

Në Tiranë janë dhënë 8 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë asgjësuar 29.598 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Në Shkodër janë dhënë 2 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë marrë 4 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Në një subjekt me aktivitet import-eksporti të fruta-perimeve në Elbasan, janë marrë 2 mostra të produktit “kungull” për t’u analizuar si dhe u bllokuan në subjekt 920 kg produkt deri në daljen e përgjigjeve të analizave.

Në Fier janë marrë për t’u analizuar 5 mostra nëproduktesh “mishi” si edhe 21 mostra “fruta-perimesh” për monitorimin e nivelit të pesticideve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të gara

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.