Akuza të rënda nga Petrit Vasili: Rama foli si nazist, i quajti hebrenjtë…po Lu pse s’foli?!
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ngritur disa akuza të rënda drejtuar kryeministrit, duke e quajtur një antihebre që foli me gjuhën dhe etiketimet e nazistëve.
Përmes një statusi në rrjetin social, Vasili shkruan se ditën e djeshme në parlament, Rama i është referuar hebrenjve me një etiketim me konotacion negativ, duke i quajtur çifutë! Vasili shprehet se pas kësaj gjuhe nazistësh të gjithë prisnin që ambasada amerikane të reagonte fort (në parlament diskutohej vota kundër e Shqipërisë ndaj SHBA-ve për çështjen e Jeruzalemit), por sipas Vasilit, Donald Lu nuk reagoi.
Madje Vasili ironizon dhe ambasadorin, duke deklaruar se Lu reagoi natën e vonë duke falënderuar votën kundër ONM-së, emrat e kandidatëve të së cilës (KLGJ e KLP) u rrëzuan nga qeveria
STATUSI:
Kryeministrin egersisht antiamerikan dhe antihebre ambasada amerikane nuk e sheh….
Dje ne mes te parlamentit kur diskutohej rezoluta amerikane e presidentit Trump per Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e
qeverise,kryeministri foli me gjuhen e nje nazisti dhe i quajti hebrenjte ÇIFUTE.
Moralisht dhe politikisht mbas nje ngjarje kaq te rende nuk duhej te ishte më sot kryeministri i Shqiperise.
Te gjithe pritën qe ambasada amerikane te reagonte shume fort per kete gjuhe te eger antisemite te kryeministrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



