Akuzat e forta: Rama fsheh shpenzimet për të mbuluar vjedhjet
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për fshehje të qëllimshme të shpenzimeve publike, si një mënyrë për të mbuluar abuzimet me fondet e taksapaguesve shqiptarë.
Sipas Berishës, që prej vitit 2009, Shqipëria ishte pjesë e një nisme ndërkombëtare për transparencën në financat publike, ku çdo pagesë e thesarit bëhej publike online. Ai e cilëson vendimin e fundit për t’i mbajtur këto të dhëna të fshehta si një hap pas në luftën kundër korrupsionit.
“Shqipëria që nga 2009, kishte online çdo shpenzim të thesarit. Kjo ishte në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit. Rama tani vendos të sekretojë shpenzimet e tij me taksat e shqiptarëve, vetëm për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet monstruoze!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Ai thekson se transparenca në shpenzimet publike është një standard ndërkombëtar që tani po shkelet në mënyrë të qëllimshme, për të shmangur llogaridhënien dhe për të mbrojtur interesat personale dhe klienteliste të qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



