E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat në Hagë, flet Hashim Thaçi
Publik News

Akuzat në Hagë, flet Hashim Thaçi

Hashim Thaçi u pyet nga gjyqtari nëse i ka lexuar akuzat ndaj tij dhe si i komentonte ato, por ish-Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi i prerë se i hedh poshtë të gjitha këto pretendime.

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndaj tij rëndojnë 10 akuza për krime lufte: Përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Në Gjykatë ka folur avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, i cili u ankua se pala mbrojtëse nuk është njoftuar në kohë.

David hooper: Ky proces është realizuar pa nioftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë dua ta bëj të qartë qenmdrimin tim. Ju e keni aktakuzën së pasku para 6 muajsh. Me fjalë të tjera nuk ishte e mundur që të sjellim këtu njerëz që dëshironin të ishin të pranishëm në seancë. Nga ana jonë është e pakuptimtë dhe nuk e kuptoj pse kjo është bërë në këtë mënyrë.

Prokurori Special: Emri, Mbiemri, viti i lindjes ju lutem

Thaçi: Hashim Thaçi, 1968

Prokurori special: E keni marrë aktakuzën e datës 4 nëntor 2020?

Thaçi: Po

”I kam dëgjuar, i kam lexuar akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha shkurtimisht Hashim Thaçi.

 

*****

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi më 5 nëntor u konfirmua aktakuza ndaj tij.

Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Sot para gjykatësve në Hagë është paraqitur edhe Jakup Krasniqi, i cilu u deklarua i pafajshëm për akuzat që e rëndojnë nga Specialja.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.