E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat për Konferencën e Donatorëve/ Reagon Rama: Mos humbim kohë me ta
Publik News

Akuzat për Konferencën e Donatorëve/ Reagon Rama: Mos humbim kohë me ta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave  të Partisë Demokratike lidhur me ndihmat e mbledhura nga konferenca e donatorëve.

Me një shënim në facebook, Rama shkruan se “ata”, duke nënkuptuar opozitën jashtë parlamentare, “lëshuan gjuhën jashtë kontrollit, kur Shqipërisë iu bë deklaratë dashurie nga BE e bota”.

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës ndaj asaj që Presidenca e cilëson si një puç shteti të organizuar nga maxhoranca për të kapur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese.

Ditën e sotme ka reaguar edhe kryeministri Rama, që indirekt pa përmendur Presidentin, në një postim në tëitter  e cilëson këtë akt si një moment dëshpërimi nga se sipas tij janë marrosur nga dashuria që BE i dha më 17 shkurt Shqipërisë, duke e lidhur me Konferencën e Donatorëve.

Sipas Ramës,  “ata janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër qeverisë”.

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar“, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.