E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat për korrupsion, Dashamir Xhika përballet me prokurorët
Lajme

Akuzat për korrupsion, Dashamir Xhika përballet me prokurorët

Dashamir Xhika ka hedhur poshtë akuzat për abuzime me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan edhe gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Xhika u tha hetuesve se në cilësinë e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka respektuar procedurat për ndërtimin e kësaj rruge.

“Nuk kam marrë asnjëherë vendime personale, pasi ky segment ka pasur një supervizior, një komision dhe një bankë e cila lëvronte fondet”- mësohet të jetë shprehur ish-zyrtari i Ministrisë se Transporteve.

Sipas tij në kontratat për ndërtimin e autostradës figurojnë edhe firmat e të tjerë personave. Edhe dy ish-vartësit e Xhikës, Albens Alite dhe Aksel Qurduka të marrë në pyetje të hënën e kaluar mohuan akuzat,duke i cilësuar ato politike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzon ish-zyrtarët e rrugëve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas hetimeve ata kanë krijuar një skeme korruptive duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 37 milion dollarësh. Për këtë rast janë nën hetim edhe disa ish-zyrtarë.

Një nga emrat e përfolur është ai i  ish –ministrit Edmond Haxhinasto, i cili është shprehur i hapur për t’u hetuar, por duke lenë të kuptohet se hetimi mund të ketë prapavijë politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.