E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat për Kryemadhin/ Rama: Drejtësia të japë përgjigje
Flash

Akuzat për Kryemadhin/ Rama: Drejtësia të japë përgjigje

Kryeministri ka kërkuar që drejtësia të hetojë deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në lidhje me akuzat se ka marrë para ruse nga kompani offshore.

Rama e cilësoi këtë si një emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Këto rublat paskan qenë shejtan i madh, na kanë marrë shokë e shoqe më qafë, por përtej asaj që komentojmë ne, që drejtësia e re do t’i japë përgjigje kësaj pasi kjo është një çështje e një emergjence të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Ne jemi vend i NATO-së dhe kjo përzierje me offshore e lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të parave që këtu duan të sjellin lirinë është problem i madh pasi drejtësia duhet ta hetojë me urgjencë. 

Edhe arkat me peshk nuk duhen marrë dhe duhen dënuar, por kjo nuk është më punë peshqish, por peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë. Drejtësia duhet të merret me këtë”,u shpreh Rama

Kryemadhi “shpërtheu” mbrëmë ndaj Top Channel, duke i quajtur akuzat “shpifje dhe shantazh”. Ajo paralajmëroi padi penale, ndërsa bëri disa akuza të forta ndaj drejtuesve të televizionit. 

“Unë do t’i shkoj deri në fund edhe me “Top Channel” që është një kompani offshore, që nuk përfaqësohet nga familja Hoxha, pasardhësit e Dritan Hoxhës, por përfaqësohet nga Edi Rama, nga Erion Veliaj, apo nga Mirel Mërtiri? Kjo (tregon falsimilet e shitjes në Belize të Top Channel) është akt juridik. Pse nuk është regjistruar në QKB kjo? Sepse me ligjin për mediat shqiptare nuk lejohet që frekuenca kombëtare të jetë në off shore dhe 100 për qind.

Asnjë televizion, sidomos kombëtar nuk mund të ketë një pronar. A ka këtu grup të strukturuar kriminal? Ky televizion me çfarë mbahej? Bizneset e kësaj zonjës që kanë shitur dhe i riblen prapë, te kafeja, te pronat, te paratë me fajde? Kush është sponsori kryesor i tyre?

Unë do të merrem seriozisht me këta, sepse këta janë cenim i sigurisë kombëtare, sepse një televizion kombëtar, me frekuencë kombëtare, i cili ka zaptuar nëpërmjet mënyrave të ndryshme me lavazh truri, që të gjithë e dimë se çfarë ndodh…”, tha Kryemadhi. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.