E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat për përdhunim ndaj mongolit të filmave, Harvey Weinstein arrin marrëveshjen 25 milionë dollarëshe me akuzueset
Publik News

Akuzat për përdhunim ndaj mongolit të filmave, Harvey Weinstein arrin marrëveshjen 25 milionë dollarëshe me akuzueset

Mongoli i filmave, Harvey Weinstein ka arritur një marrëveshje 25 milionë dollarëshe me dhjetëra dra që e kanë akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale.

 

 

Gati 30 aktore dhe ish-punonjëse të tij do ndajnë shumën e marrëveshjes me njëra-tjetrën.

Marrëveshja duhet të nënshkruhet ende nga të gjitha palët.

Avokatët e producentit të famshëm ende nuk kanë komentuar.

Weinstein përballet me një gjykim të veçantë penal muajin tjetër i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual, të cilat ai mohon.

Producenti i Hollywood mund të përballet me burgim me jetë nëse dënohet.

Por kjo marrëveshje nuk është përfundimtare.

New York Times publikoi detajet dhe shkruan se marrëveshja kishte marrë miratimin paraprak nga shumica e palëve të përfshira.

Kjo është një marrëveshje globale që do mbyllë të gjitha paditë civile të hapura kundër Weinstein.

Ky i fundit nuk do të paguajë personalisht, shuma do të vijë nga firmat e sigurimeve që përfaqësojnë kompaninë Weinstein.

Gjithashtu producenti nuk do pranojë asnjë akuzë.

Ndërsa kërkohet miratimi i gjykatës për vënien në fuqi të marrëveshjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.