E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat që çuan në arrestimin  e tetë zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Publik News

Akuzat që çuan në arrestimin e tetë zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Tiranës ka ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg”, dhënë nga Gjykata, për 5 prej zyrtarëve, ndërsa për një tjetër është ekzekutuar masa “Arrest shtëpie”. Burimet thanë se veprimet e Policisë në terren kanë vazhduar edhe gjatë natës, për ndalimin e dy personave të tjerë, për të cilët po ashtu janë zhvilluar hetime nga organi i Akuzës së kryeqytetit.

Burimet konfirmuan mbrëmë se ata akuzohen për katër vepra penale: Mashtrim me pasoja të rënda, neni 143 i Kodit Penal; Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, neni 172 i Kodit Penal; Fshehje të ardhurash, neni 180 i Kodit Penal; dhe Shpërdorim detyre, neni 248 i Kodit Penal. Lajmi u konfirmua mbrëmë përmes burimeve konfidenciale të Prokurorisë së Tiranës. Ndërkohë, nga ana e Policisë nuk pati asnjë informacion zyrtar, duke qenë se operacioni ishte ende në vazhdim.

Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë ende të ditur dhe pritet që sot Policia e Prokuroria të shpërndajnë një njoftim më të detajuar, qoftë sa i përket pozicionit të zyrtarëve të akuzuar, qoftë edhe për shkeljet që ata kanë kryer duke shpërdoruar detyrën. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka si objekt të veprimtarisë së saj zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.

Fusha e veprimtarisë së AKBN konsiston ndër të tjera edhe në: Propozimin, konsultimin dhe bashkëpunimin me strukturat përkatëse të qeverisë për hartimin e politikave të saj dhe strategjive në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë; Zbatimin e politikave të qeverisë në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë; Sigurimin brenda fushës së veprimtarisë së vet, të oponencës qeveritare për studimet dhe projektet në fushën e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe të energjisë, të paraqitura nga subjektet shtetërorë a privatë, vendase ose të huaja. Për raste të veçanta mund të kërkojë asistencë të specializuar; Promovimin e burimeve minerare, hidrokarbure, hidrike dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.