E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Al Nassr i plotëson dëshirat e Ronaldos : Skicon merkaton..
Lajme

Al Nassr i plotëson dëshirat e Ronaldos : Skicon merkaton..

Transferimi i C.Ronaldo-s tek ekipi i Al Nassr vijon të jetë kryefjalë e mediave botërore. Ronaldo nuk dëshiron që në këtë aventurë të re në Arabinë Saudite të jetë vetëm, por kërkon të ketë pranë disa shokë, lojtarë më të cilët ka ndarë një pjesë të mirë të karrierës.

Pak ditë më parë, mediat shkruanin se CR7 kishte udhëzuar drejtuesve të klubit të afronin në skuadër Pepen, një nga miqtë e tij më të ngushtë.

Jo vetëm Pepe, sipas Tuttosport: CR7 i ka sugjeruar edhe emrin e Juan Cuadrado. Anësori kolumbian është në përfundim të kontratës me Juventusin, në fund të këtij sezoni do të largohet falas pasi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale. Al Nassr, të shtyrë dhe nga Ronaldo, pritet të paraqesin një ofertë për Cuadradon, për t’iu bashkuar portugezit në këtë aventurë në Arabinë Saudite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.