Al Paçino rrëzohet keq në tapetin e kuq
Aktori i ‘Godfather’ i veshur me një kostum të zi dukej shumë elegant dhe mjaft në formë ndërsa e dashura e tij shfaqet e veshur me një fustan të zi të ndërthura me lule ngjyrë portokalli .
Por teksa ngjiste shkallët aktori 79 vjeçari është penguar dhe është rrëzuar.
Ndërkohë e dashura e tij Meitah që ndodhej në krah të tij u shfaq e tronditur duke kërkuar ndihmën e stafit.
Më pas aktori u ndihmua nga dy anëtarët e ekipit të sigurisë.
Për fat të mirë ai nuk pësoi dëmtime dhe vazhdoi sërish të ngjiste shkallët për të marrë pjesë në këtë event kaq të rëndësishëm.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



