Alarm në Kretë, 4 shqiptarë dhe një pakistanez arratisën nga burgu grek
Pesë të burgosur janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga një burg në Kretë, ku në mesin e tyre janë 4 shqiptarë.
Mediat greke bënë të ditur se të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias.
Sipas mediave ato janë katër shqiptarë dhe një pakistanez, të cilët u transferuan nga Athina të shtunën dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit.
Ndërkohë autoritetet greke janë në ndjekje të tyre dhe se nuk kanë bërë publik deri më tani identitetin e shqiptarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



