E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarm për bomba në Malin e Zi/ Mbyllen aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit
Bota

Alarm për bomba në Malin e Zi/ Mbyllen aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit

Mali i Zi është alarmuar këtë të shtunë nga një njoftim për bomba në aeroportet e Podgoricës dhe të Tivatit.

Autoritetet e Malit të Zi janë telefonuar nga një person i paidentifikuar me numër të huaj, i cili është shprehur se në dy aeroportet janë vendosur bomba.

Mediat vendase raportojnë se menjëherë janë mbyllur aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit duke shkaktuar kaos.

Ekipet e inspektimit kanë nisur kontrollet për të verifikuar nëse alarmi është ose jo i rremë.

Pilotët që kanë qenë nisur në fluturim drejt këtyre dy aeroporteve janë njoftar të mos ulen deri në përfundimin e kontrolleve.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i një alarmi për bombë në Malin e Zi. Edhe më parë janë ngritur alarme, të cilat më pas kanë rezultuar false.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.